Mbrojtësi i Ajaxit, Nussair Mazraoui, mund të ndryshojë ambient gjatë verës.
Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Milani dhe Barcelona janë në garë për të nënshkruar me yllin e Ajaxit.
Romano raporton se përveç Milanit e Barcelonës edhe Dortmund dëshiron t’i sigurojë shërbimet e 24-vjecarit në verë si lojtar i lirë.
Mbrojtësi maroken, i cili muaj më parë i ka treguar klubit se do të largohet, nuk do të nxitojë për të marrë ndonjë vendim për skuadrën e re.