Skënderbeu luan nesër në orën 13:45 një takim shumë delikat ndaj Egnatias në Rrogozhinë.
Trajneri Memelli duhet të bëjë llogaritë pa katër lojtarët e dëmtuar prej ditësh si Meksi, Moraesh, Vitija dhe Vrapi.
Por, përveç tyre, të konfirmuar që do të mungojnë këtë javë për shkak kartonësh janë edhe Randi, Zhan Viktor dhe Sadriu. Në këto kushte, Memelli do ta ketë shumë të vështirë për të ndërtuar formacionin, e aq më tepër për të pasur alternativa.
Shpresa e vetme është riaftësimi i kapitenit Vangjel Zguro.
Gjithsesi, as për mbrojtësin e majtë nuk ka garanci nëse do ia dalë të jetë nesër në fushë. Kjo do të mësohet vetëm pak orë para fillimit të takimit.