Humbja katastrofike ndaj Bochum-it dhe barazimi i arritur në ekstrem në fushën e Salzburgut shkaktuan pak tension te Bayern Munich.
Sipas “Bild”, në fakt, jo gjithçka që shkëlqen është flori.
Madje edhe një makinë në dukje e përsosur mund të ketë të çara. Gazeta gjermane zbulon se Julian Nagelsmann nuk ishte dakord me menaxhimin sportiv dhe veçanërisht me fushatën e transferimeve.
Trajneri madje ka shfaqur një nervozizëm të madh për shkak të palëvizshmërisë në merkaton e dimrit dhe lamtumirës falas së Sule (e sigurt) dhe Tolisso (pothuajse e sigurt). Hasan Salihamidzic është nën akuzë. A mund të ketë një rast të ri Flick te gjigantët bavarezë?!