Barcelona është në kërkim të forcimit të opsioneve të tyre mbrojtëse dhe ia ka vënë syrin Cezar Azpilicuetas.
Katalonasit i kanë ofruar spanjollit një marrëveshje dy vjeçare me opsionin për ta zgjatur edhe për një vit.
Negociatat kanë filluar që nga dhjetori, por Barcelona ende është duke e pritur Azpilicuetan për të marrë vendimin final.
Në anën tjetër, Chelsea shpreson që kapiteni i tyre të qëndrojë, pasi beson se ai ka ende çka t’i ofrojë klubit londinez.
32-vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2012, kurse viteve të fundit, ai është bërë një startues i padiskutueshëm në “Stamford Bridge”.