Real arrin marrëveshjen me Haalandin?

Futboll

Real arrin marrëveshjen me Haalandin?

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 13:03
Real arrin marrëveshjen me Haalandin?

Real Madrid, përveç Kylian Mbappe, kërkon t’i dhurojë vetes edhe Erling Haaland. Sipas Sport, klubi spanjoll ka arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e sulmuesit norvegjez.

Siç ka shkruar e përditshmja katalanase, në fund të janarit duket se është zhvilluar një takim në Monako, ku Los Blancos kanë shkuar për të negociuar blerjen e Aurelien Tchouameni me agjencinë Excellence Sport Nation: nga njëra anë kanë qenë drejtuesit e klubit spanjoll, nga tjetra Rafaela Pimenta (avokat brazilian dhe krahu i djathtë i Mino Raiola-s) dhe Alf-Inge Haaland, babai i sulmuesit.

Ideja është që të merret menjëherë në Spanjë ish-lojtari i Salzburg-ut, pavarësisht se në Gjermani janë të bindur se Haaland do të qëndrojë te Dortmund edhe për një sezon.

Më pas duhet gjetur marrëveshja me klubin verdhezi: niset nga një bazë 75 milionë euro, shifër që Florentino Perez synon ta ulë duke përfshirë në marrëveshje Luka Joviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat