Lajme të këqija për Alessandro Bastoni-n, i cili nuk do të jetë në dispozicion të Inter-it për ndeshjen e kampionatit kundër Sassuolo-s.
Është hedhur poshtë kërkesa e zikaltërve për të ndryshuar vendimin për dy ndeshje skualifikim që i është dhënë mbrojtësit.
“Seksioni i parë i Gjykatës Sportive të Apelit Kombëtar ka hedhur poshtë kërkesën e Inter-it për uljen e 2 ndeshjeve skualifikim që i janë dhënë futbollistit Alessandro Bastoni”, lexohet në vendimin e marrë nga disiplina.
Mbrojtësi zikaltër është ndëshkuar nga Gjykatësi Sportiv me rastin e derbit me Milan-in të luajtur 5 shkurtin e kaluar “sepse ka fyer arbitrat pas ndeshjes”.