Pas një pushimi të gjatë, Liga e Parë e Kosovës në futboll është rikthyer në aksion.
Sot në program ishin dy takime tejet interesante, hapëse të xhiros së 15-të, shkruan Gazeta Olle.
Në Grupin A u zhvillua derbi i madh lokal ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89, të cilën e fitoi ’89-shi me përmbysje të rezultatit, 1-3.
Fillimisht vendasit kaluan në epërsi me golin e Ardian Nezirit (9′), mirëpo mysafirët u rikthyen në pjesën e dytë me golat e Fatmir Rexhaj (69′), Egzon Elshani (80′) dhe Rilind Nimani (89′).
Me këtë fitore, ’89-shi vazhdon të prijë në renditjen tabelare me 30 pikë.
Duel interesant u zhvillua edhe në Grupin B, ku u takuan Vushtrria dhe Fushë Kosova.
Kjo ndeshje u mbyll me barazim pa gola, 0-0.
Me këtë barazim, vushtrriasit rrezikojnë të humbin kreun në rast të fitores së Ferizajt.
Në anën tjetër, Fushë Kosova mbetet në mesin e tabelës.