Ish-trajneri i Barcelona-s, Ernesto Valverde, duket se ka përfunduar në shënjestrën e Atletico Madrid, që po mendon ta marrë në vendin e Diego Simeone-s.
Atletico Madrid nuk po zhvillon një sezon shumë të mirë, veçanërisht në La Liga, dhe aventura e tij në drejtim të Colchoneros mund të përfundojë në fundin e këtij sezoni.
Sipas Sport, drejtuesit e klubit madrilen kanë thënë disa herë se trajneri argjentinas nuk rrezikon dhe se do të largohet vetëm kur të vendosë ta bëj një gjë të tillë për atë që i ka dhënë klubit në 10 vitet e fundit.
Megjithatë, nëse Simeone do të vendosë të largohet verën e ardhshme (ose më herët), në krye të listës së Atletico-s për pasardhësin e tij duket se është Valverde.
Kontrata e Simeone-s me Atletico skadon në vitin 2024.