Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, me lojërat e shkëlqyeshme në Levante, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
Bardhi me gjasë do të largohet nga Levante gjatë verës dhe informacionet e fundit nga Spanja thonë se ai është afër transferimit te Betisi.
Nuk dihet se për çfarë shume do të largohet te skuadra nga Sevilla.
Për Bardhin janë interesuar edhe Sociedad, Celta dhe Torino, por raportohet se ai është afër Betisit.