Dramë mes shqiptarëve në Turqi, 8 gola, Cikalleshi shënon në minutën e 90+10 për barazim 

Futboll

Dramë mes shqiptarëve në Turqi, 8 gola, Cikalleshi shënon në minutën e 90+10 për barazim 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 20:08
Dramë mes shqiptarëve në Turqi, 8 gola, Cikalleshi shënon në minutën e 90+10 për barazim 

Ndeshje e çmendur mes Konyaspor-it e Kasimpasa-s, e cila përfundoi me rezultat 4:4! 

Në minutën e 90+10, zëvendësuesi Sokol Cikalleshi shënoi nga penalltia dhe shmang humbjen e Konyaspor-it. 

Një ndeshje për t’u mbajtur mend, derbi mes shqiptarëve. 

Amilton (28'), Rahmanoviq (40'), Dikmen (52'), Cikalleshi (90+10-nga penalltia) shënuan për Konyaspor-in dhe Ben Ouanes (7'), Hajradinoviq (46'), Bozok (60'-nga penalltia), Mabil (90+1') realizuan për Kasimpasa-n. 

Zymer Bytyqi u paraqit standard dhe zëvendësua në minutën e 66-të e Cikalleshi futet në lojë në minutën e 81-të e Endri Çekiqi në atë të 83-tën për Konyaspor-in dhe Florent Hadërgjonaj standard për Kasimpasa-n.

Hadërgjonaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 87-të. Pas javës së 26-të në elitën e futbollit turk, Konyaspor është në vend të dytë me 39 pikë e Kasimpasa e 13-të me 29.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat