Juventus kërkon të kthehet te fitorja

Futboll

Juventus kërkon të kthehet te fitorja

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 20:29
Juventus kërkon të kthehet te fitorja

Juventus kërkon të kthehet te fitorja, Torino për të thyer “tabunë”!

Juventus do të presë në shtëpi Torinon në sfidën e javës së 26-të të Serisë A, në “Allianz Stadium”.

“Zonja” kërkon të kthehet sërish te fitorja pas atij barazimi me Atalantën në transfertën e javës së kaluar, duke luftuar akoma dhe më shumë për një vend në “Champions” sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Torino kërkon të thyej një “tabu” prej 7 vitesh, që nga ajo fitore e fundit në vitin 2015 me rezultatin 2-1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat