Mainz ka arritur tre pikë me peshë të madhe në sfidën dramatike ndaj BayerLeverkusenit, duke e mposhtur me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së 23-të të Bundesliga I.
Ndeshje me kthesa në rezultat.
Bayer avancoi me 0;1, 1:2, pastaj vendasit përmbysën gjithçka.
Për Mainzin shënuan Martin (57'), Boetius (84') e Ingvartsen (88') dhe për Bayer Leverkusenin realizuan Schick (35') e Alario (74').
Leverkuseni është në vend të tretë me 41 pikë e Mainz i shtati me 34.