Kthimi i Citizens në shtëpi pas ndeshjes se Ligës së Kampionëve në Portugali e ku gjatë rrugës janë përballur me një mot të tmerrshëm, për të cilën gjë ka folur spanjolli
Pep Guardiola e ka quajtur pilotin të “jashtëzakonshëm” pasi që ai i ndihmoi atyre që të kthehen të sigurt në shtëpi për shkak të stuhisë “Dudley” të enjten, kurse ata u detyruan që të zbresin në Liverpool për shkak të motit.
“Citizens” u rikthyen nga udhëtimi i tyre në Ligën e Kampionëve kundër Sporting CP, ku Bernardo Silva i ndihmoi ata që ta deklasojnë skuadrën portugeze me rezultat 5-0, një fitore që praktikisht i kualifikon ata në çerekfinale.
Por, udhëtimi i tyre nuk ishte edhe pa rrezik pasi që ata u kapën në vorbullat e stuhive Dudley dhe Eunice që ka goditur pjesën më të madhe të Europës veriperëndimore gjatë ditëve të fundit – tani Guardiola ka folur për këtë përvojë “të frikshme” pasi që ka parë xhirimet e përpjekjeve të avionit që të ateroi në aeroportit të Manchester.
“Mirë, të jem i ndershëm kur e kam parë videon thashë “wow”, ka thënë spanjolli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Tottenham këtë vikend. “Ishte më e frikshme se ne e kemi ndjerë”.
“Ai po përplasej shumë, shumë herë, por ishte një moment kur ne po zbrisnim menjëherë dhe motorët filluan të bëjnë një rrotullim të jashtëzakonshëm dhe ne u ngritëm. Diçka ndodhi por piloti ishte i jashtëzakonshëm, ai na foli dhe ishte aq i qetë. Piloti ishte i mahnitshëm. Ne ndiheshim në ankth në ajër por duke falënderuar mënyrën si na foli ai neve, të gjithë ishim të qetë”.
I pyetur se sa herë skuadra e tij tentoi që të kthehet në shtëpi, Gurardilo theksoi se ata provuan vetëm një zbritje përpara se të zgjidhnin Liverpool, me menaxherin që deklaroi se atij i ishte dhënë një mikëpritje e ngrohtë në qytetin e rivalëve për titull.
“Sigurisht, ata janë gjithmonë kaq të mirë me ne. Ata kanë aeroport me të mirë se ne”.