Veton Tusha është bërë lojtari i ri i Bruk-Bet Termalica nga Polonia.
Sulmues 19-vjeçar ka lënë Denizlispor për tu bashkuar me klubin polak që po lufton për ekzistencë këtë sezon.
Tusha e ka filluar karrierën në vendlindje e tij në Kaçanik, me klubin New Star, pastaj kishte kaluar te Arsenali në Prishtinë.
Ai u paraqit edhe në juniorët e Vardarit të Shkupit para se të kalonte në Turqi.
Tusha është pjesë e Kombëtares së Kosovës U21.