Guardiola tregon se sa herë e kishte refuzuar Tottenhami për Kanen

Futboll

Guardiola tregon se sa herë e kishte refuzuar Tottenhami për Kanen

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 10:58
Pep Guardiola

Manchester City nuk arriti ta kompletojë transferimin e Harry Kanet në verën e vitit të kaluar, me Tottenham Hotspur që iu rezistoi ofertave të kampionit në fuqi të Anglisë.

Vetëm gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, “Spurs” i refuzoi katër oferta të Manchester Cityt për sulmuesin anglez.

Kjo është zbuluar nga Pep Guardiola gjatë konferencës për shtyp, para ndeshjes që skuadra e tij e zhvillon pikërisht ndaj londinezëve.

Trajneri spanjoll e pranoi se nuk e dinte nëse skuadra e tij do të paguante për dështimin e tyre për të nënshkruar kapitenin e Anglisë.

“Tani mund të thuash ‘Harry Kane nuk erdhi dhe gjithçka po shkon mirë’, por në atë kohë nuk e dija. Ne u përpoqëm, por Tottenham e kishte të qartë se nuk do të ndodhte”, deklaroi trajneri spanjoll.

“Kur kjo ndodh dy, tre, katër herë, ka mbaruar. Pas kësaj ne e pamë skuadrën dhe nuk ishim të sigurt. Më pas humbëm nga Spurs dhe Leicester në Community Shield”, shtoi ai.

“Unë kurrë nuk kam qenë i zhgënjyer nga ajo që klubi nuk mund të bëjë në tregun e transferimeve. Unë kurrë nuk kam krijuar zjarr këtu. Kur kemi disa bisedime dhe nuk mund të biem dakord, ne e bëjmë atë brenda”, ka deklaruar Guardiola.

Nënkampioni evropian pritet ta nisë një ofanzivë tjetër për përfaqësuesin anglez gjatë verës që vjen.

Edhe vetë Kane është i interesuar për ta provuar një eksperiencë të re, në një klub ku do të mund të fitojë trofe të rëndësishëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat