Në xhiron e 26’të të Serie A sot do të zhvillohen tre duele mjaft interesante.
Sampdoria pret Empolin , Roma është nikoqir i Veronas dhe Milan mysafir i Salernitana.
Me fillim nga ora 18:00 Roma në një duel mjaft të vështirë në ‘Olimpico’ pret Veronan e vendit të 9’të, e cila ka vetëm katër pikë më pak se ‘Giallorosët’ të cilët janë në vendin e 7’të.
Jose Mourinho ka zbuluar dje në një konferencë për shtyp se do të jenë të hendikepuar pasi nuk do të kenë 9 futbollistë në dispozicion për ndeshjen e sotme.
Gjithashtu edhe i shumëkërkuari i klubeve europiane, Nicolo Zaniolo është raportuar se është në dyshim për sot.