Egnatia pret Skënderbeun në Rrogozhinë

Futboll

Egnatia pret Skënderbeun në Rrogozhinë

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 11:54
Egnatia pret Skënderbeun në Rrogozhinë

Dita e sotme do të sjellë dy sfidat e para të javvës së 21-të të kampionatit shqiptar.

Dy “finale” që luhen për objektiva të kundërta. Nga njëra anë ajo për mbijetesën, ndërsa në tjetrën synimi për zonën europiane.

në orën 13:45 Egnatia pret Skënderbeun në Rrogozhinë.

Të dyja skuadrat ndajnë numër të barabartë pikësh deri në këto momente, duke u gjendur në zonën e ftohtë të tabelës. Një pozicion aspak i rehatshëm ky për vetë objektivat e klubeve, prandaj sot luhet një sifdë mjaft delikate që do të përcaktojë rrugëtimin e dy ekipeve rivale të drejtëpërdrejta.

Ndërkohë në orën 16:45 prozhektorët kthehen nga kryeqyteti. Në “Air Albania” do të zbresin dy skuadra me traditë në futbollin shqiptar si Partizani dhe Vllaznia.

Të kuqtë duket se po kapin ritmin e duhur me trajnerin Mehmeti dhe një fitore sot do i afronte edhe më tepër me zonën Europiane.

Ndërkaq ekipi i Brdariçit sheh drejt titullit kampion këtë sezon, por për të mbërritur deri aty nuk tolerohen hapa të gabuar përgjatë sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat