Kaos në përfundim të ndeshjes Lille-Metz në kuadër të javës së 25-të të Ligue 1, e përfunduar me rrjeta të papkrekura.
Trajneri i skuadrës mike, Frderic Antonetti, u përplas me drejtuesin e vendësve Silvain Armand, duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Gjithçka ndodh në kohën shtesë, pak pas minutës së 90′, kur kreu i stolit të Metz nis sherrin me ish-mbrojtësin e PSG, aktualisht koordinator sportive te Lille. Fillimisht debat, më pas duart të zgjatura dhe përleshje. Të dy përfunduan në tokë, duke shkaktuar konfuzion.
Për Antonettin, një personazh me një karakter të dukshëm ekspresiv, është madje kartoni i tretë i kuq i sezonit.
Një sjellje që ndoshta do t’i kushtojë një skualifikim të rëndë.