Kalimi i Xherdan Shaqirit te Chicago Fire ka bërë bujë të madhe në SHBA, ndërsa nga ai pritet shumë në MLS.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po ushtroj me djemtë dhe ekipin në tërësi.
Është një grup i mirë dhe të gjithë janë të lumtur. Mezi presim që të nis sezoni. Stërvitja e parë ishte shumë zbavitëse. Pash djem shumë të mirë të cilët dëshirojnë të punojnë fort dhe të mësojnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme.
Duhet të punojmë fort në fushë dhe të jemi të koncentruar në stërvitje.
Mezi pres të nis sezonin me bashkëlojtarë”, ka thënë Shaqiri për sajtin zyrtar të klubit.