Drita do ta pres Llapin sot (e shtunë) në kuadër të javës së 20-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Nuhiut është lider në tabelen e BKT Superliga me 37 pike, kurse skuadra e Batatinës ndodhet në pozitën e katër me 32 pike.
Pritet të jetë një takim tejet interesant ku dy skuadrat synojne te fitojne dhe te jene ne gare për titullin e kampionit.
Ndeshja fillon nga ora 13:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gjilanit, teksa tani janë publikuar edhe formacionet zyrtare.