Conte përballë Guardiolës!
Antonio Conte e ka vlerësuar Pep Guardiolën si trajnerin më të mirë në botë, ndërsa e parashikon se Totenhemi i tij do ta ketë shumë të vështirë përballjen e sotme me kampionët e Anglisë.
“Spërsat” e tij vijnë në “Etihad” pas tri humbjeve radhazi në kampionat dhe do të përballen me kryesuesit e Premier Ligës, të cilët kanë lënë pikë në vetëm 1 nga 15 ndeshjet e tyre të fundit.
Këto ditë Konte shpërtheu për vështirësitë që po kalon skuadra e tij veçanërisht pas merkatos së janarit, ku akuzoi drejtuesit e klubit se Totenhemi u bë më keq sesa ishte dhe tha se ka vetëm 1% shans për t’u renditur mes katër vendeve të para këtë sezon.