Ndonjëherë, përforcimi më i dukshëm është edhe ai më strategjik.
Për shembull, tek Interi, ajo që ishte e dukshme dhe e shumëpritur tregon rrugën kryesore të klubit. Rinovimi i zonës sportive, i cila prej javësh ishte në “furrë”, u njoftua zyrtarisht dje; pikërisht mes zhgënjimit të së mërkurës në Champions League dhe shpagimit të mundshëm të nesërm në kampionat.
Askush nuk u befasua nga ri-nënshkrimi i CEO. Beppe Marotta së bashku me grupin e tij të punës (Piero Ausilio dhe Dario Baccin) rikonfirmohen te kampionët e Italisë. Pas tranzicionit formal fshihet një projekt i saktë, i kërkuar fillimisht nga presidenti Steven Zhang.
Me këtë rinovim të trefishtë, data e skadencës së të gjithëve, e cila ishte në fund të sezonit, është zhvendosur në vitin 2023. E përkthyer? Edhe për tri vite, Interi do të këmbëngulë në një metodë që e ka lejuar të kthehen atje lart, kampion në Itali dhe i denjë për t’u ndeshur me Liverpool-in e madh në Champions League.