Boluspori shkëlqen me 4 shqiptarët në fushë

Futboll

Boluspori shkëlqen me 4 shqiptarët në fushë

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:06
Boluspori shkëlqen me 4 shqiptarët në fushë

Boluspori i Gentian Selmanit, Dejvi Bregut, Odise Roshit dhe Bekim Balajt, është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionat. Ekipi turk ku aktivizohen plot 4 futbollistë shqiptarë, ka regjistruar një tjetër triumf ditën e sotme, teksa mposhti Genclerbirligin me rezultatin 3-1.

Selmani, Roshi dhe Bregu e nisën nga minuta e parë, ndërkohë që Bekim Balaj, u fut në fushë në minutën e 85-të.

Një lajm aspak pozitiv në këtë duel ishte se portieri Gentian Selmani la fushën e lojës në minutën e 61-të, për shkak një dëmtimi. Në po të njëjtën minutë u zënvedësua edhe Bregu. I vetmi futbollist shqiptar që konsumoi minutazhin e plotë ishte Odise Roshi.

Për sa i përket golave, ato u realizuan nga Ksaongo, Karadeniz  dhe Jildiz, këta të dy të fundit shënuan nga pika e bardhë e penalltisë. Në 5 ndeshjet e fundit, Boluspori ka arritur të sigurojë 4 fitore, duke u ngjitur neë vendin e 8-të me 34 pikë, plot 15 më pak se kryesuesit e Ankaraguçu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat