Supersfida Partizani-Vllaznia

Futboll

Supersfida Partizani-Vllaznia

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:25
Supersfida Partizani-Vllaznia

Ndeshja e sotme është një udhëkryq për të dyja skuadrat, apo siç mund ta themi ndryshe, prova e së vërtetës.

Për Partizanin diskutohet kualifikimi në kompeticionet europiane dhe në rast se humb sot dhe Kukësi e fiton ndeshjen me Laçin, diferenca me verilindorët shkon 12 pikë dhe ajo me Vllazninë, 8 pikë dhe për skuadrën e Mehmetit, kualifikimi në kompeticionet europiane nuk do të jetë më një mision, por ndoshta një ëndërr.

Ndërkohë, për Vllazninë e njëjta situatë është për garën për titullin. Gurishta dhe Hakaj së fundmi e kanë treguar qartë se nuk dorëzohen për titullin kampion, por nëse Tirana me Kastriotin fitojnë dhe shkodranët munden, diferenca shkon 16 pikë dhe vendi i parë nuk do të mund të shihet as me dylbi, ndoshta vetëm me teleskop.

Pra, edhe për shkodranët titulli shndërrohet në një ëndërr.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat