Uzuni i pafat, shkakton penallti, por VAR-i e shpëton nga kartoni i kuq!
Granada po përballet me Villarealin në fushën e saj për sfidën e javës së 25-të të La Liga. Myrto Uzuni u aktivizua nga stoli këtë përballje, pasi u fut në minutën e 15’.
Fatkeqësisht, sulmuesi shqiptar shkaktoi një penallti, duke i mohuar një gol të sigurt kundërshtarit.
Gjyqtari e pa këtë ndërhyrje si një karton të kuq, por VAR nuk e mendoi kështu, duke e ndëshkuar sulmuesin vetëm me të verdhë, shrkuan Panorama Sport.
Gjithsesi Villareali shënoi nga pika e bardhë, duke kaluar në avantazh.