Malisheva importon pikë të madhe nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan!
Ulpiana nga Lipjani zhgënjeu rreth 500 shikues, duke barazuar 1:1 me Malishevën, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ulpiana pati edhe një mundësi të artë nga penalltia, por Santos nuk ishte i saktë dhe kur nuk shënon edhe pëson, ky është një rregull i pa shkruar në futboll.
Në minutën e 19-të, Marcelei Santos shënoi nga penalltia për Ulpianën dhe Xhevdet Shabani realizoi eurogol në minutën e 42-ë, duke barazuar rezultatin. Duhet theksuar se në minutën e 41-të, Maclei Santos dështon nga penalltia, humbi rastin më të mirë për Ulpianën.
Malisheva renditet në vend të shtatë me 23 pikë e Ulpiana është në të 9-tin (e parafundit) me 19 pikë.