Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu, u paraqit gjatë gjithë ndeshjes në Bremen ndaj Werderit. Ai luajti me për skuadrën e Ingolstadtit, duke barazuar me rezultat 1:1 me Werderin.
Valmir Sulejmani u paraqit nga minuta e 68-të për Ingolstadtin.
Werder kaloi në epërsi me golin e Fullkrug (75’) dhe Ingolstadt u shpëtua nga Bilbija pesë minuta para fundit të takimit.
Ingolstadt iu shmang kështu vendit të fundit në tabelë, dhe tashmë është i parafundit me 15 pikë, ndërsa Werder me këtë barazim u ngjit në vendin e parë me 42 pikë në Bundesliga II.