Bajrami e Asllani ndëshkohen me të verdhë në humbjen e Empolit – ja si u vlerësuan!
Empoli zhvilloi një sfidë të vështirë ndaj Sampdorias, ku u mposht me rezultat 2-0, shkruan Insporti.
As në këtë takim nuk mungoi dyshja e mesfushës shqiptare me Bajramin dhe Asllanin, të cilët u ndëshkuan me kartonë të verdhë.
Bajrami, i cili pati shansin të realizonte ndaj Sampdorias u vlerësua me notën 6.7, kurse Kristjan Asllani u vlerësua me notën 6.6.