Pas fitores së sotme nga ana e Egnatias kundër Skënderbeut, lojtari i ndeshjes, Ilirid Ademi foli për mikrofonin e “Super Sport”.
E dinim që do kishim një sfidë të vështirë. Me Skënderbeun jemi në të njëjtën pozitë. Fitorja ishte gjëja e fundit që ne menduam. Na pret një ndeshje tjetër me Kastriotin. Shpresoj të marrim tre pikë.
Komunikimi me Xhekson? E kemi pasur pak problem, por e mira është që jemi të dy sa më afër golit dhe mundohemi të gjuajmë dhe të shënojmë sa më shumë.
Ndryshimi midis Egnatias dhe Laçit? Kam pasur hapësirat e mija. Por këtu ka shkuar çdo gjë shumë mirë. Nëse zhvillojmë çdo sfidë si sot do kemi dhe rezultate mjaft të mira.