Cesar Azpilicueta ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Chelsea, ekip ku luan prej vitit 2012.
Kapiteni i kampionëve të Evropës kërkohet nga Barcelona, që i ka ofruar 32-vjeçarit një kontratë deri në 2024, me opsionin e zgjatjes me një tjetër vit.
Nga ana tjetër, trajneri Thomas Tuchel dëshiron ta ketë sërish pjesë të tij kapitenin spanjoll, i cili mund të luajë në çdo pozicion të repartit të prapavijës.
Chelsea i ka dhënë kohë Azpilicuetës dhe vendimin e këtij të fundit nëse do të rinovojë apo do të rikthehet në Spanjë, aty ku Xavi i premton një fanellë titullari.