Kryendeshja e kësaj javë në kampionatin anglez të futbollit Premier Ligë do të zhvillohet në stadiumin “Etihad”, aty ku Manchester City e pret Tottenhamin
Skuadra e Pep Guardiolas e pret atë të Antonio Contes si lider i padiskutueshëm i tabelës me 63 pikë në vendin e parë.
Nga an tjetër, Tottenhami po kalon nëpër një formë jo të mirë të rezultateve me tri humbje në tri ndeshjet e fundit në kampionat.
Formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Cancelo, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Sterling, De Bruyne, Foden
Totenham: Lloris, Royal, Romero, Dier, Davies, Sessengnon, Hojbjerg, Bentacur, Kulusevski, Kane, Son