Arsenali arkëton tre pikë të rëndësishme, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Brentford-in.
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, u paraqit tërë takimin, duke kontribuar në fitoren e madhe.
Golat për Arsenalin u shënuan nga Smith Rowe (48') e Saka (80') dhe për mysafirët Norgaard (90+3).
Arsenali renditet në vend të gjashtë me 42 pikë e Brentford është i 14-ti me 24 sosh.