​Të mëdhenjtë e Premier Ligës regjistrojnë fitore të reja

Futboll

​Të mëdhenjtë e Premier Ligës regjistrojnë fitore të reja

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 17:58
​Të mëdhenjtë e Premier Ligës regjistrojnë fitore të reja

Xhiro e 26-të e Premier Ligës solli sot disa ndeshje mjaftë interesante ku nuk munguan përmbysjet e rezultateve si dhe loja e hapur e me shumë raste shënimi.

Në stadiumin “Selhurst Park”, Chelsea mori tri pikë të reja me mjaftë vështirësi ndaj Crystal Palace me golin e vonshwm të realizuar nga Hakim Ziyech në minutën e 89’

Nga ana tjetër, Liverpooli triumfoi ndaj Norwich Cityt me rezultat 3-1, madje duke e përmbysur rezultatin pasi u gjendën në disavantazh fillimisht.

Sulmuesi kosovar Milot Rashica i kaloi mysafirët në epërsi më golin e tij në minutën e 48’, por skuadra e Jurgen Klopp reagoi fuqishëm duke shënuar tre herë brenda 17 minutave përmes Mane, Sakah dhe Luiz Diaz për të sigurua kështu tri pikë të reja.

Arsenali e ka mposhtur Brentfordin me rezultat të 2-1 me golat e shënuar nga Smith Roëe dhe Saka, kurse për mysafirët në sekondat e fundit realizoi Norgaard

Nga tri skuadrat e mëdha që triumfuan sot, Chelsea është në vendin e tretë me 50 pikë, Liverpooli i dyti me 57, kurse Arsenali pozicionohet në vendin e gjashtë me 42 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat