Lojtarët shqiptar që kanë pjesë e klubeve të Premier Ligës ishin të shtunën autor të paraqitjeve mjaftë dinjitoze
Sulmuesi kosovar Milot Rashica shkëlqeu me paraqitjen e tij për Norwich Cityn, edhe pse pësuan disfatë me rezultat 3-1 përball Liverpooli..
Rashica shënoi golin e vetëm të mysafirëve në minutën e 48’, epërsi kjo e cila pastaj u përmbys nga golat e Mane, Salah dhe Dias. Në fund të ndeshjes Rashica u vlerësua me notën e lartë 7.2.
Paraqitje të mirë pati edhe mesfushori Granit Xhaka në fitoren e Arsenalit me rezultat 2-1 kundër Brentfordit. Ai luajti për 90 minuta dhe u vlerësua me notën 6.9.
Paraqitje fantastike pati edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar ishte ndër më të mirë në fushë në fitoren e Southamptoniit me rezultat 2-0 ndaj Evertonit dhe u zëvendësua shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Reprezentuesi shqiptar u vlerësua me notën 7.1.