Arsenali triumfoi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Brentfordit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Premierligë, shkruan Insporti.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anglezi Saka, i cili u vlerësua me notë 7.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Vitaly Janelt të mysafirëve që u notua me 6.3.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje të mirë dhe mori notën 7.0.