Lojtari i ndeshjes Partizani-Vllaznia, Albion Marku ka thënë se ndërhyrja që i bëri Esin Hakaj ishte shumë e fortë.
Duke folur për emisioni “Gol pas Goli”, i pyetur për rikthimin te ekipi i Lokomotiva e Zagrebit pas përfundimit të huazimit nga Partizani në verë, ai theksoi se për momentin është i fokusuar te kampionati këtu.
Episodi me Hakajn: “Mendoi se ishte karton i kuq, pasi arbitri e ndaloi lojën për faull në favor të Vllaznisë, pastaj Hakaj kreu veprimin.”
Roli në skuadër dhe përballja me Latifin: “Latifi është një lojtar i mirë, por unë u mundova të bëj maksimumin tim dhe do vazhdoj të bëj maksimumin gjithë kohës.”
Përplasja me Hakajn: “Akoma kam dhimbje dhe tani.”
Forma shumë e mirë, ku do jesh ne verë, kthim në Kroaci apo qëndron te Partizani: “Tani jam i fokusuar te Partizani, do bëj maksimumin tim këtu ku jam".