Milot Rashica ka shënuar golin e parë në nivelin elitar të futbollit anglez, por që goli i tij nuk majftoi që skuadra e tij ta shmangte humbjen ndaj Liverpool.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 me 1 në të mirë të “The Reds”.
Rashica u vlerësua me notë 7.2 për paraqitjen e tij, kurse tashmë ka ardhur edhe reagimi i tij për këtë gjë.
“I zhgënjyer me rezultatin sot, por i lumtur që shënova golin e parë”, ka shkruajtur Rashica.