Jeta virtuale është kthyer në një minierë ari për futbollistët e sotëm.
Yjet e futbollit botëror rezulton të fitojnë miliona të panumërta nga ndjekësit e rremë në rrjetet sociale.
Rekordin e ka vendosur ylli i Junajtidit, Kristiano Ronaldo, i cili, sipas britanikes “The Sun”, përfiton afërsisht 388 mijë sterlina për çdo postim të një ndjekësi të rremë.
E po të mendosh që në llogarinë e tij në “Instagram” numërohen diçka më shumë se 92 milionë ndjekës të rremë, shifrat që portugezi fiton për postim të çdonjërit prej tyre janë me të vërtetë në kufijtë e të pabesueshmes. Kristiano Ronaldo numëron në total 400 milionë ndjekës, nga të cilët 92 milionë ose 23% e tyre janë ndjekës të rremë.
Për çdo postim të sponsorizuar të Ronaldos – që është dhe njeriu më i ndjekur në planet në rrjetet sociale – portugezi fiton 1.7 milionë funte, të paktën duke iu referuar të dhënave të dala nga “livefootballtickets.com”.