Arsenali ka marr fitore të madhe ndaj Brentfordin në Emirates Stadium me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës Premier.
Zhvillohej minuta e 84-të e ndeshjes, kur kapiteni i Arsenalit, Alexandre Lacezette foli nga loja.
Ai ia dorëzoi shiritin e kapitenit Eddie Nketiah që u fut në ndeshje, ndërsa i riu shkoi drejt Xhakës për t’ia dorëzuar.
Por ky i fundit e refuzoi dhe shiriti i kapitenit, e pastaj ai përfundoi në krahun e Kieran Tierneyt.
Pas ndeshjes për këtë episod ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili ka treguar arsyen pse Xhaka e ka refuzuar shiritin e kapitenit.
“Sepse ishte për Kieran. Kieran ishte i radhës dhe kjo është arsyeja pse. Ndoshta Eddie nuk e mori siç duhet udhëzimin dhe Graniti i tha se duhej t’ia jepte Kieranit. Kjo është e tëra”, ka thënë Arteta për Sky Sports.