Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United, nëse kjo skuadër nuk do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Ylli portugez u rikthye në “Old Trafford” në verën e vitit të kaluar, me qëllim që gjiganti anglez të luftojë për tituj, mirëpo gjërat nuk po shkojnë siç duhet.
37-vjeçari besohet se do të largohet gjatë verës së këtij viti, nëse Manchester United dështon ta zë një vend në top katërshe.
Sipas “Mirror”, edhe klubi do ta lejojë largimin e tij në këtë rast.
Ronaldo thuhet se dëshiron që të luajë sërish në Ligën e Kampionëve, edhe pse shihet si problem transferimi i tij te ndonjë klub i madh evropian.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Ndryshe, Manchester United momentalisht renditet i katërti në tabelë me 43 pikë.