BKT Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje në kuadër të xhiros së 20-të.
Do të zhvillohen tri takime shumë interesante, në Podujevë, Klinë e Drenas.
Padyshim që takimi kryesor do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Prishtina është nikoqir i Ballkanit.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka mbetur mbrapa në garën për titull dhe kërkon fitore që të qëndrojë e qetë në tabelë.
Në anën tjetër Ballkani synon tri pikët për ta kaluar Dritën në renditje që është lidere.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30.
Prishtina – Ballkani 13:30
Ballkani: Frashërim Ar.Thaqi, Dellova, Hoxha, As. Thaqi, Kuc, Jashanica, Gashi, Gripshi, Baftiu, Krasniqi.