Reja: Inter favorit? Napoli nuk është mbrapa!

Futboll

Reja: Inter favorit? Napoli nuk është mbrapa!

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 13:19
Reja: Inter favorit? Napoli nuk është mbrapa!

Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja ka komentuar së fundmi garën për titull në Itali, ku thekson se Napoli nuk është shumë mbrapa Inter që konsiderohet si favoritja numër një për të triumfuar në fundin e sezonit, ndërsa 76-vjeçari tregon edhe të përbashkëtat e tij me trajnerë si Ëalter Mazzari apo Luciano Spalletti.

A është e vërtetë se në Itali fiton skuadra që pëson më pak?

“Kjo është gjithnjë e vërteta, edhe për shkak se siguria që merr një skuadër në mbrojtje, e ndihmon të jetë edhe më frytdhënëse në fazën ofensive. Në rastin e Napolit, sulmuesit janë shpërthyes dhe këtu shtohet Zielinski i cili nuk është sulmues, por shënon sikur të ishte një i tillë.

Inter favorit për titullin? Nuk ishte kaq e sigurt pas largimit të Antonio Contes, por zikaltërit ia dolën të ruanin ekuilibrat. Inzaghi gjeti një ambient të mirë edhe pse nuk ishte e lehtë pas largimit të Lukakut. Megjithatë, Napoli nuk mbetet pas dhe këtë e ka treguar në ndeshjet direkte me Inter.

E përbashkëta ime me Spallettin dhe Mazzarrin? Secili prej nesh ka një rol të veçantë në historinë e Napolit dhe në këtë process të rritjes ku të kaltrit u përfshinë në vitet e fundit”, u shpreh Reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat