Dukagjini nga Klina është në krizë të rezultateve në elitën e futbollit të Kosovës.
Humbja e sotme me rezultat 2:1 nga Drenica në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, është një paralajmërim i qartë, se duhet të
veprohet sa më shpejt që është e mundur dhe të këndellen.
Drenica nga Skenderaj bëri lojë të mirë dhe me golat e Zabërgjës (5’) e Ahmetit (44’), arritën tre pikë të mëdha.
Në minutën e 88-të, Hasanajn nga distanca ngushton humbjen e klinasve.
Drenica renditet në vend të pestë me 27 pikë e Dukagjini bie në të nëntin me 18 sosh.