Dy kartona të kuq, Prishtina e çrregulluar! Ballkani importon tre pikë

Futboll

Dy kartona të kuq, Prishtina e çrregulluar! Ballkani importon tre pikë

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 14:20
Dy kartona të kuq, Prishtina e çrregulluar! Ballkani importon tre pikë

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit nga Theranda, ishte edhe kryendeshja e javës së 20-të në elitën e futbollit të Kosovës, e cila përfundoi me fitoren e Ballkanit me rezultat 0:2.

Dy kartona të kuq, një penallti e humbur dhe një gol i shënuar, ishin veçori e kësaj sfidë.

Në minutën e 56-të, Lumbard Dellova i Ballkanit, përjashtohet me karton të kuq, për shkak ndërhyrjes ndaj Oto John dhe penallti. Futbollisti me përvojë i Prishtinës, Besnik Krasniqi, pati mundësinë ideale nga penalltia, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Stivi Frashëri! 

Në minutën e 73-të, sulmuesi i Prishtinës, Oto John, përjashtohet me karton të kuq dhe ekipet barazohen me lojtarë në fushë.
Në minutën e 89-të, Ermal Krasniqi, faullohet dhe gjyqtari akordon penallti.

Në minutën e 100+13' Mevlan Zekan shlnon për fitoren 0:2.

Ndeshja u ndërpre për 10 minuta për shkak të problemeve që shkaktuan shikuesit e Prishtinës.

Ermal Krasniqi shënon nga penalltia në minutën e 90+8, 0:1 për Ballkanin.

Prishtina e çrregulluar me rezultate, ndërsa Ballkani importoi tre pikë të madhe nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja, arriti qëllimin e tij.

Ballkani e Gjilani me pikë të njëjta (39) kryesojnë renditjen në Superligë.

BKT Superliga e Kosovës 
Feronikeli - Gjilani 1:3
Ulpiana - Malisheva 1:1
Drita - Llapi 1:1
Prishtina - Ballkani 0:2
Dukagjini - Drenica 1:2

Renditja 

1. Ballkani    20    11    6    3    28:15    39
2. Gjilani    20    10    9    1    27:15    39
3. Drita    20    11    5    4    30:12    38
4. Llapi    20    9    6    5    31:22    33
5. Drenica    20    8    3    9    25:24    27
6. Prishtina        20    6    6    8    23:21    24
7. Malisheva    20    6    5    9    20:22    23
8. Ulpiana    20    4    7    9    18:33    19    
9. Dukagjini    20    3    9    8    15:25    18
10. Feronikeli    20    3    2    15    6:34    11
Në mes javë takohen: Malisheva - Drita, Gjilani - Dukagjini, Llapi - Feronikeli,  Drenica - Prishtina dhe Ballkani - Ulpiana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat