Bayern Munich ka nisur kontaktet me menaxherin Jorge Mendes për sulmuesin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili duket se do t;i thotë lamtumirë Djajve të Kuq në fundin e këtij sezoni.
Portugezi, në fakt, ka ndërmend të largohet nga Old Trafford në rast se skuadra e Ralf Rangnick nuk do të arrijë të sigurojë kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Sipas Bild, Bayern është vënë në lëvizje për Ronaldo-n duke kontaktuar menaxherin e portugezit, Mendes, dhe po e ndjekin me shumë vëmendje situatën e CR7.
Ronaldo ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 3 asiste.