Gjilani triumfoi ndaj Feronikelit në ndeshjen e xhiros së 20’të të Superliges e Kosovës.
Bardhekuqtë kanë triumfuar me rezultat 1-3 në udhëtim te Feronikeli që ka zhvilluar një ndeshje të bukur.
Pas ndeshjes, ka folur trajneri, Faruk Elshani, i cili tha se iu kishte thënë ekipit të tij të mos kenë frikë në ndeshjet e Superligës.
“Sot jam i kënaqur me lojën, iu kam thënë djemve ta hekin frikën, po vijmë tu e marrë vetën si ekip, sepse ndeshjen e kaluar janë frikësuar. Sot hynën të pafriguar, pa presion dhe pa të gjitha”- tha Elshani, përcjell Insporti.
Me këtë fitore Gjilani rikthehet në krye të BKT Superligës, ku ka 39 pikë, një më shumë se Drita në vendin e dytë. Kurse, Feronikeli gjendet në pozitën e fundit me 11 pikë të grumbulluara.