Ballkani ka arritur të triumfojë në derbin e javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll pasi e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 0:2.
Pas humbjes nga Ballkani për ART Sport, ka folur trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic, i cili tha se Otto John nuk e kishte merituar ndëshkimin me karton të kuq. Në minutën e 70-të, Otto John u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
“Loja që e humbëm ka qenë kyqë humbja e penalltisë, te Otto John nuk ka qenë për të kuq, sidomos kartoni i dytë i verdhë. Unë kam qenë shumë afër dhe nuk e ka merituar Otto John kartonin e kuq.
“Nuk mendoj se e ka meritur Ballkani fitoren, niveli ka qenë i barabartë, edhe te Otto John na ka penalizu shumë.
“Sigurisht që as unë nuk e kam menduar se vijmë në këtë pozitë, pak edhe fati ka me na kthy shpinën, nuk e kam menu që Prishtina vjen në këtë pozitë” – tha trajneri i Prishtinës, transmeton Insporti.