Teo Hernandez nuk mundi të shmangte dot barazimin mbrëmjen e djeshme ndaj Salernitanës, por ky nuk ishte problemi i vetëm për të. Qeni i tij, pitbull, i hapi gjithashtu disa probleme të tjera francezit.
Kur Teo u kthye në shtëpinë e tij pas sfidës së djeshme, qeni i tij doli menjëherë në momentin që dera u hap.
Më pas ai kishte sulmuar qenin e një zonje të moshuar duke e ngordhur atë dhe më pas iu hodh dhe vetë zonjës, së cilës i la disa plagë në krahë.
Mbrojtësi tani mund të ketë telashe, pasi mund të denoncohet për neglizhencën e mbajtjes së një qeni që ka rezultuar i rrezikshëm, i palidhur me zinxhirë dhe pa një maskë në gojë.