Blerim Xhemaili, Mirlind Kryeziu e Fidan Aliti, u paraqitën titullarë për Zurich-un, të cilët mezi morën një barazim në udhëtim me rezultat 1:1 me Sionin.
Xhemaili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 65-të e Aliti u zëvendësua në minutën e 88-të.
Futbollisti Cipriano i Sionit, u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 67-të.
Për Sionin shënoi Wesley (62’) e për Zurich-un Marchesano (90+7 nga penalltia).
Nga minuta e 76-të Arian Kabashi u aktivizua në radhët e Sionit. Pas javës së 22-të në Kampionatin e Zvicrës, Zurich kryeson me 50 pikë e Sioni zë pozitën e tetë me 26 pikë.