Borussia Dortmundi ka shënuar një fitore të thellë ndaj Bourssia Munchengldabahut duke e mposhtur me rezultat 6-0 për të qëndruar kështu në hap me Bayernin e Munihihut në luftën për titullin e kampionit në Bundesligën gjermane.
Në stadiumin “Signal Iduna Park” Dortmundi u tregua i pamëshirshëm për kundërshtarin. Dy golat e parë u shënuan në pjesën e parë nga Reus dhe Malen në minutat 26’ dhe 32’.
Katër të tjerë erdhën në fraksionin e dytë të ndeshjes me Marco eus që gjeti të dytin personal në këtë ndeshje dhe tre të tjerë që u realizuan nga Wolf, Moukoko dhe Emra Can.
Dortmundi ka 49 pikë në vendin e dytë, gjashtë më pak se Bayerni në vendin e parë kur janë zhvilluar 23 xhiro në këtë kampionat.